Google ADS

Lakers vazhdon formën e mirë, mposht Minnesotan

08:18 | 11 Mars 2024
D.H

La Lakers ka arritur të mposht skuadrën e Minnesotas me rezultat 120-109, në kuadër të NBA.

Çereku i katërt ishte që vendosi këtë fitore të madhe të Lakers, pasi e fituan bindshëm 29-17, shkruan Arbresh.info.

Kurse në tre çereket e parë ndeshja ishte në baraspeshë, fillimisht i pari i u fitua nga vendasit me rezultat 32-28, kurse 37-40 i takoi mysafirëve i dyti.

Po ashtu në të tretin për dy pikë më mirë ishin mysafirët, por Lakers u rikthyen.

Tandemi James-Davis, kontribuoi për këtë fitore të Lakers.

‘King James’, luajti me 29 pikë, tetë kërcime e nëntë asitime, kurse Davis pati një double-double monstruoz prej 27 pikëve e 25 kërcimeve, teksa shtoi edhe pesë asistime.

Edëards dhe Reid luajtën me nga 25 pikë për Minnesotan që ishin lojtarët më të dalluar.

Pas kësaj fitore Lakers janë të nëntit në tabelën e NBA, me 36 fitore e 30 humbej, kurse Minnesota është e treta me 44 fitore e 21 humbje./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme