Sot (e hënë) nis muaji i shenjtë i Ramazanit. Për 30 ditë besimtarët myslimanë mbajnë agjërim, një nga 5 kushtet e islamit.
Syfyri i parë sipas kalendarit të Ramazanit ishte në 04:16, ndërsa iftari i parë do të jetë në ora 17:45.
Ramazani është muaji më i rëndësishëm i besimit islam. Çdo besimtar e pret atë me gëzim, duke shpresuar në faljen dhe mëshirën e Zotit.
Ramazani përfundon më 11 Prill me festimin e Fiter Bajramit.
Myslimanët në gjithë botën agjërojnë dhe nuk u lejohet të konsumojnë asgjë gjatë ditës derisa dielli të perëndojë.
Muaji i Ramazanit konsiderohet si periudha ku trupi dhe shpirti pastrohet. Përveç pastrimit të shpirtit, agjërimi mbahet gjithashtu edhe për t’u solidarizuar me të varfrit, për të ndarë ushqimin me to.
Gjatë Ramazanit, besimtarët kërkojnë falje për mëkatet, luten për ndihmë ndaj të këqijave dhe përpiqen të pastrohen nëpërmjet vetëpërmbajtjes dhe veprave të mira.
Tradita ka nisur që në shekullin e nëntë dhe përkujton muajin kur profeti Muhamed ishte mbyllur në një shpellë, në veri të Mekës, për ripërtëritje shpirtërore.
Moti i keq dhe përmbytjet në SHBA, të paktën 8 viktima në Ke...
Çfarë do të thotë nëse çdo natë ju del gjumi në këtë orë?
Deputetja britanike uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Kosova, n...
Artmotion: Gjuha e komentatorit Lokaj ka qenë krejt e pavend...
Zhduket gjuha shqipe nga tabelat në autostradën Shkup-Tetovë...
Maignan pranë rinovimit me Milanin