Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq ka folur të dielën, për fotografinë e ambasadorit serb në SHBA Marko Gjuriq dhe organizatorit të sulmit kriminal në Banjskë, Milan Radoiçiq, por nuk e ka gjykuar takimin, por njerëzit, siç tha ai, që po merren me këtë takim.
Vuçiq ka thënë se nuk e ka pyetur ende Gjuriqin se kur është bërë ajo fotografi, dhe cili ka qenë qëllimi.
“S’e kam pyetur atë se kur, ku dhe pse. Nuk e kam pyetur diçka, qoftë edhe nëse ai ka shkuar në tavolinë për ta takuar Radoiçiqin për t’u ulur për një minutë apo dy, apo aty ka shkuar bashkë të”, ka thënë Vuçiq, raportojnë mediat serbe.
Më tej ai ka shprehur kritikë për njerëzit, që siç tha ai, i shkojnë te varri Adem Jasharit, i cili ka vrarë policë serbë.
“Tash ata po e sulmojnë Markon. Jam duke i shikuar të gjithë sinjalizuesit dhe spiunët, se si po shkojnë për të raportuar te dikush diçka. Imagjinojeni ai e paska takuar ‘djallin’. Dhe, lavdëroni ata që shkojnë te varri i Adem Jasharit, i cili vrau ushtarë dhe policë të ligjshëm dhe legjitimë serbë. Dhe pastaj shkruani se si BIA paralizoi një kriminel. Gjithçka është kthyer përmbys në këtë vend”, ka thënë Vuçiq.
Ndërsa vet Gjuriq ka thënë se nuk e ka ndërmend të kërkoj falje për këtë takim.
Kujtojmë se Gjuriq dhe Radoiçiq, siç janë parë në një foto, që u shpërnda në rrjetin social, janë takuar në një restorant diku në Serbi./rtk/
Guri i LDK’së: Mundeni me na paditë, por drejtësisë nuk mund...
Mirlind Daku shkëlqen me dy gola në fitoren e Rubin Kazanit ...
Reshjet e dendura të shiut, Veliaj apel qytetarëve: Shmangni...
Peci ngre kallëzim penal ndaj Lumir Abdixhikut e Paris Gurit...
Moti i keq me reshje shiu në Shqipëri, apel shoferëve për ku...
E transferuan gjatë verës, por Juventus është gati të ndajë ...