Google ADS

Djegia e lokalit të nënkryetares së Zveçanit/ Bajqinovci: Ende asnjë reagim dënues nga bashkësia ndërkombëtare

23:07 | 10 Mars 2024
E.G

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Mefail Bajqinovci është shprehur se edhe dy ditë pas  sulmit në lokalin e nënkryetares së Zvecanit nuk ka reagim nga bashkësia ndërkomëbtare.

“Po kalojnë dy ditë prej se kur grupe kriminale dogjën lokalin në pronësi të nënkryetares së komunës së Zveçanit, Natasha Tomaniq. Ende asnjë reagim dënues nga bashkësia ndërkombëtare e ambasadorët e vende të huaja”, ka shkruar Bajqinovci në Facebook.

Lidhur me djegien e dyqanit të nënkryetares së Komunës së Zveçanit, Natasha Tomaniq ka reaguar edhe kryeministri I evdnit, Albin Kurti.

Ai me anë të një postimi në Facebook ka thënë se se ky akt është kryer nga elemente kriminale në Zveçan, të cilët pikërisht me 8 mars kanë zgjedhur dhunën./Arbresh.info/

Të ngjashme