Kreu i Lidhjes Demokratike e Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku u ka uruar besimtarëve myslimanë fillimin e muajit të shenjtë të Ramazanit.
Me anë të një postimi në Facebook, Abdixhiku tha se ky muaj është moment reflektimi, paqeje e dashurie mes nesh, shkruan Arbresh.info.
“Dita e nesërme për të gjithë besimtarët shënon fillimin e muajit të shenjtë të Ramazanit. Shënon dhe fillimin e një muaji sa të veçantë shpirtërisht, aq dhe sfidues fizikisht. Prandaj më lejoni që në emrin tim dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, t’iu uroj fillimin e këtij muaji të sakrificës, shpresës e solidaritetit me të tjerët.”, ka shkruar ai.
“Ky muaj është moment reflektimi, paqeje e dashurie mes nesh; është muaj i kujdesit, i afërsisë e i ndarjes së të mirave me të tjerët. Uroj që këto vlera të forcohen sa më shumë në shoqërinë dhe vendin tonë. Sepse ne kemi nevojë për to.”, ka shtuar kreu i LDK-së.
Abdixhiku u ka dëshiruar të gjithëve agjërim të lehtë, pranim të lutjeve, shendet të mirë, lumturi e prosperitet./Arbresh.info/
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Sot mbahet Samiti i Ballkanit Perëndimor kundër diskriminimi...
Parashikimi i motit për sot
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...