Google ADS

Pati dyshime për daljen nga Big Brother, Bardhi publikon një fotografi të nënës së tij nga spitali

21:53 | 10 Mars 2024
E.G

Bardhi la përgjysmë garën e tij në Big Brother VIP Albania 3.

Kjo pasi vëllai i tij hyri brenda në shtëpi dhe i tregoi se ëma nuk e ka të mirë gjendjen shëndetësore.

Pas kësaj, reperi  vendosi që të linte përgjysmë garën.

Dalja e papritur e Bardhit u komentua duke u cilësuar si e dyshimtë.

Ai ka thyer heshtjen duke publikuar një fotografi të nënës së tij nga spitali.

“Pranë teje në krejt rrethanat, ti je arsyeja me krejt meritat për djalin që unë jam. I lumtur që je më mirë”, ka shkruar ai.

“Falënderues për krejt njerëzit që më kanë shkruar për gjendjen shëndetësore të nënës. Kërkoj falje për krejt ata adhurues që u dëshpëruan nga dalja ime e parakohshme, por në fund të ditës shëndeti i gruas më të rëndësishme në jetën time vendosi ndryshe. Shihemi shumë shpejt”, vazhdon tutje ai. /Arbresh.info/

 

View this post on Instagram

 

A post shared by BARDHI (@bardhi)

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme