Real Madridi fiton me lehtësi ndaj Celtës, Arda Guler gjen golin e parë

20:29 | 10 Mars 2024
D.H

Real Madridi ka arritur të shënoj fitore të lehtë ndaj Cela Vigos me rezultat 4-0, në kuadër të xhiros së 28-të në La Liga.

Vinicius Jr shënoi golin e parë për ‘Los Blancos’ në minutën e 21-të, shkruan Arbresh.info.

Teksa dy golat tjerë erdhën në pjesën e dytë.

Rudiger në minutën e 79-të goditi me kokë teksa topi goditi shtyllën dhe më pas në shpinën e portierit për tu futur në rrjetë.

Ndërsa nëntë minuta më vonë erdhi një tjetër autgol i Celtës, kësaj radhe Dominguezi devijoj topin për t’i dhënë epërsinë 3-0 madrilenëvëe.

Kurse në minutën e katërt shtesë talenti turk Arda Guler shënoi golin e parë me fanelën e Realit për të vulosur fitoren e Los Blancos.

Me këtë fitore Reali vazhdon sundimin në La Liga, pas 28 xhirove ka 69 pikë, shtatë më shumë se Girona./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme