Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka uruar besimtarët myslimanë për muajin e shenjtë të Ramazanit.
Me anë të një postimi në Facebook, Rama u shpreh se një kohë reflektimi, dhembshurie e rritjeje shpirtërore nis sonte për besimtarët myslimanë, shkruan Arbresh.info.
“Sjelltë ky muaj i tyre i shenjtë afrim në besim dhe ndriçim të brendshëm në rrugën e tyre dhe të të gjithëve bashkë, me paqe dhe bekime”, uroi Rama.
Ai uroi që që kjo muaji i Ramazanit të pasurojë mendjet e zemrat e Shqipërisë që siç tha ai, ka nevojë të ngjitet lartë.
“Ushqeftë kjo ngjarje vjetore shpirtin e unitetit dhe përkushtimit ndaj tjetrit, pa dallim e përjashtim, duke pastruar e pasuruar mendjet e zemrat e këtij vendi që sot ka nevojë të rritet dhe ngjitet lart në krahët e të gjithëve”, shtoi mes të tjerash ai.
“Ramazan të paqtë e bujar”, përfundoi kryeminstri shqiptar./Arbresh.info/
Mbahet sot akademi përkujtimore për njëvjetorin e rënies së ...
Në njëvjetorin e rënies heroike, Kurti viziton sot familjen ...
Njëvjetori i sulmit terrorist në Banjskë dhe rënia heroike e...
Moti sot me diell e vranësira, pritet të ketë edhe riga shiu
Kosova pjesë e marrëveshjes së ShBA-së për inteligjencë arti...
BE ankesë në OBT ndaj Kinës