Konjufca uron besimtarët për Ramazan: Ky muaj çon drejt realizimit shpirtëror

19:52 | 10 Mars 2024
E.G

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë fillimine  muajit të shenjtë të Ramazanit.

Me anë të një postimi në Facebook, ai tha se muaji i Ramazanit bart frymën e sakrificës dhe solidaritetit ndaj tjetrit në nevojë, shkruan Arbresh.info.

“Të gjithë besimtarëve myslimanë, urime dhe me fat muajin e Ramazanit! Duke bartur frymën e sakrificës dhe solidaritetit ndaj tjetrit në nevojë, muaji i Ramazanit sjell spovën përballë së cilës disiplina dhe virtyti çojnë drejt realizimit shpirtëror.”, ka shkruar ai.

“Si muaj i sakrificës dhe përkushtimit, ai sjell mesazhin për atë që është më e lartë se ne, dhe se përlartësimi vjen nga një përulësi e thellë e shpirtit ndaj Zotit që tejkalon shtrëngesat e rrethanës.”, ka shtuar Konjufca

Ndër të tjera, kryeparlamentari Konjufca u ka dëshiruar agjërim të lehtë të gjithë besimtarëve./Arbresh.info/

Të ngjashme