Google ADS

Ambasadorja izraelite uron muajin e shenjtë të Ramazanit

16:46 | 10 Mars 2024
E.G

Ambasasorja izraelite në Kosovë, Tamar Ziv ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë në prag të fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit.

Urimin e saj e ka shoqëruar edhe me urimin e ministrit të Punëve të Jashtme të Izraelit, Israel Katz, shkruan Arbresh.info.

“Urimet e mia më të ngrohta për të gjithë miqtë në Izrael, Kosovë dhe në mbarë botën në prag të fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit. Ramadan Kareem, Gëzuar Ramazanin!, Ramazan Sherif mubarek olsun!, Bahtalo Ramazano!”, ka shkruar ambasadorja./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme