Ballkani ka arritur fitoren e dytë ndaj Malishevës këtë javë, pas atij triumfi në Kupën e Kosovës me rezultat 3-0.
Suharekasit fituan sot 2-0, për tu rikthyer në pozitën e parë në tabelë, shkruan Arbresh.info.
Trajneri i Ballkanit, Ilir Daja e ka lartësuar skuadrën e Malishevës, në një intervistë pas ndeshjes.
“Luajtëm me Malishevën që në javët e fundit besoj se ka qenë ekipi më i mirë po t’i shohim pikët e fituara. Të dyja ndeshjet ishin të vështirë. Malisheva ka rritur niveli ne lojës”, ka thënë Daja fillimisht.
Tutje ai ka analizuar të dyja fitoret e Ballkanit ndaj skuadrës së Malishevës brenda kësaj jave.
“Dy ndeshjet brenda pak ditësh motivi nuk ishte i njëjtë. Ndeshjen e parë e fituam me gola. Kundërshtari kishte ndryshuar taktikë dhe na u desh kohë për t’u përshtatur. Të mposhtësh dy ndeshje vendin e katërt, besoj është gjë pozitive”, ka thënë Daja.
Teksa për në fund Daja tha se futbollistët e tij duhet të qëndrojnë me këmbë në tokë, pasi ka edhe shumë ndeshje deri në fund të kampionatit.
“Kampionati është i hapur deri në javë ne fundit, pasi me pikë jemi aty. Jemi me këmbë në tokë. Vjet ishim më keq. Nëse jemi me këmbë në tokë dhe vazhdojmë, besoj se do të jemi konkurrenti kryesor për të marrë titullin e tretë në Kosovë”, ka theksuar Daja.
Ballkani aktualisht po kryeson në tabelën e renditjes në futbollin kosoavr me 51 pikë, një më shumë se Llapi./Arbresh.info/
Policia zhvilloi 460 ligjërata në shkollat e Prishtinës gjat...
Sondazhi i Arbresh.info në Facebook, LVV mbi 50%
Hasani pret homologun polak: Jemi të gatshëm të punojnë së b...
Policia organizon punëtorinë për rishikimin e strategjisë së...
Ndalohen për 48 orë dy sllovakë dhe një kosovar, dyshohet se...
Krasniqi pret në takim lamtumirës Hovenierin, e falënderon p...