Zbukurohet zona e vjetër e kryeqytetit për Ramazan, Rama fton qytetarët për ta vizituar

15:42 | 10 Mars 2024
E.H

Rruga “Ibrahim Lutfiu” në Prishtinë është dekoruar për muajin e shenjtë të Ramazanit.

Kështu ka bërë të ditur kryetari i Prishtinës, Përparim Rama i cili theksoi se dekorimi në zonën e vjetër të kryeqytetit do ti sjell atmosferë të ngrohtë, përcjell Arbresh.info

“Në prag të Muajit të bekuar të Ramazanit, kemi dekoruar rrugën “Ibrahim Lutfiu” në zonën e vjetër të kryeqytetit, për t’i dhënë atmosferë të ngrohtë dhe sjellë ndjesinë e festës e bashkimit Prishtinës tonë në këtë muaj sakrifice”, ka shkruar Rama në llogarinë e tij në Facebook.

“Vizituam po ashtu Këshillin e Bashkësisë Islame të Prishtinës, ku u pritëm nga kreu i KBI-së, Hetem ef. Sopjani me të cilin biseduam për projekte të përbashkëta në interes të qytetarëve.
Pamë edhe dizajnin e veçantë të lokalit “Begler” i cili gjendet në këtë zonë dhe që duhet vizituar patjetër”, shtoi ai.

Rama ftoi qytetarët sot rreth orës 20:30 të Xhamia e Gurit për të parë zonën e zbukuruar bashkë me kryemyftiun e BIK-ut, Naim Tërrnava./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme