Google ADS

Shpërndarja e faturave pa zarfe, paralajmërohen gjoba deri në 40 mijë euro

14:19 | 10 Mars 2024
E.H

Nga 20 mijë e deri në 40 mijë euro parashihet që të jenë gjobat për ndërmarrjet publike të cilat bëjnë shpërndarjen e faturave pa i futur ato në zarfe.

Kështu ka bërë të ditur, komisionerja e Agjencisë për Informim dhe Privatësi (AIP), Krenare Sogojeva Dermaku.

Ajo ka kërkuar nga to që shpërndarjen e faturave ta bëjnë duke i vendosur në zarfe, në mënyrë që personat tjerë të mos kenë qasje tek to.

Komisionerja e AIP-së, ka thënë se do të bëjnë inspektim se a është duke u respektuar kjo rregullore, dhe sipas asaj, nëse gjejnë shkelje ndërmarrjet mund të dënohen nga 20-40 mijë euro minimalja dhe nëse shkeljet janë të vazhdueshme gjoba mund ta mbyllë edhe ndërmarrjen.

“Ka qenë shqetësim i qytetarëve vazhdimisht që ne i kemi dëgjuar përfshi edhe vetë neve. Po ashtu ka qenë kërkesë e Kuvendit qysh ne raportimet e mia të para Komisionit për Siguri. Ishte momenti ky që ne kemi takuar të gjitha ndërmarrjet publike dhe në veçanti, përveç të tjerash i kemi kërkuar që faturat të zarfohen, faturat të mos lihen më në ambiente ku mund të kenë qasje personat e pa autorizuar. Rezistencë në kuptimin papajtueshmëri nuk ka pasur, kanë paraqitur problemet e tyre teknike por edhe financiare, mirëpo gjithsesi ne tash e kemi lëshuar qarkoren e kemi përcaktuar një afta dhe brenda afatit presim që të reflektojnë këto ndërmarrje publike. Po që se nuk do të reflektojnë, mbi bazën e ligjit dhe autorizimeve ligjore që i kemi do të ndërmarrim veprime”, tha ajo për eo.

“Jo nuk do të shqiptohet gjobë para se të bëhet inspektimi do të bëhet inspektimi pastaj edhe do të shqiptohet gjoba nëse është e nevojshme. Gjoba fillon prej 20 mijë euro e përfundon varësisht prej shkeljes që behët, do të thotë deri në 40 mijë është ky limit për një shkelje, por nëse e gjejmë shkeljen e dytë, tret e të katërtën e kështu me radhë normalisht është kumulative dhe mund të jete një gjobë që mund ta mbyllë edhe ndonjë ndërmarrje e të mos flas për bizneset”, ka thënë ajo.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme