Gjuriq e pranon që është takuar me Radojçiqin: Nuk kam ndërmend t’i kërkoj falje Kurtit dhe Sveçlës

14:09 | 10 Mars 2024
E.H

I dyshuari kryesor për sulmin në Bansjkë, terroristi Milan Radoiçiq është takuar mbrëmë me ambasadorin e Serbisë në SHBA, Marko Gjuriq.

Një fotografi e publikuar në rrjetet sociale bëri bujë të madhe duke sjell kështu edhe reagime e komente të shumta.

Lidhur me këtë, ambasadori serb, Gjuriq e ka quajtur takimin “fushatë negative” kundër tij dhe Serbisë.

Madje, ai theksoi se nuk e ka ndërmend t’i kërkoj falje kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit dhe ministrit Xhelal Sveçla.

“Do të isha i zhgënjyer nëse nuk do të niste një fushatë negative me rastin e rikthimit tim të fundit. Edhe nëse është goxha e varfër. Nuk kam ndërmend t’i kërkoj falje Kurtit dhe Sveçlës apo boteve të tyre dhe njerëzve të tjerë keqdashës për asgjë”, shkruan Gjuriq.

I njëjti pohon se nuk ndihet i turpëruar që ka takuar terroristin Radoiçiq.

“Nuk i kam fshehur dhe as nuk kam turp asnjëherë nga kontaktet publike që kam në punën që bëj. Përveç përfaqësuesve të ndryshëm serbë me të cilët kam kontakte të rregullta dhe me të cilët dëshiroj të takohem edhe sot, jam takuar shumë herë, gjithashtu në kuadër të punës sime, me udhëheqës të shumtë shqiptarë”, vijon ai.

Ai paralajmëron rikthim në politikë, siç po flitet në krye të qeverisë serbe.

“Kam kohë që jam larguar nga politika ditore, ndaj më duket paksa i habitshëm pasioni me të cilin disa në hapësirën publike bëjnë fushatë kundër vendit të tyre, duke menduar se me këtë do të arrijnë përfitime politike. Megjithatë, në të ardhmen e afërt i presin zhgënjime të reja të mëdha. Do të kthehem së shpejti dhe mezi pres t’i përballoj të gjithë së bashku”, shtoi ai./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme