Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka bërë të ditur se garat për matematikë evropiane për vajza do të organizohen në Kosovë në vitin 2025.
Për këtë rast, Kurti përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se viti 2025 do të jetë vit i matematikës në Kosovë, përcjell Arbresh.info.
Ai ka prezantuar edhe logon zyrtare të garave të cilat do të mbahen nga data 11 prill 2025 deri me 17 prill 2025 dhe do të marrin pjesë 60 shtete.
“Kjo do të jetë logoja zyrtare e Olimpiadës Matematike Evropiane për Vajza – EGMO 2025, e cila do të organizohet në Kosovë prej datës 11 prill 2025 deri më datën 17 prill 2025. EGMO është gara më prestigjioze ndërkombëtare e matematikës për vajza që ka për qëllim t’i inkurajojë vajzat që të merren me matematikën dhe zbatimin e saj. Gara zhvillohet çdo vit në një vend të ndryshëm të Evropës me pjesëmarrje të rreth 60 shteteve, duke i përfshirë edhe shtetet jo-evropiane që marrin pjesë si mysafirë”, ka shkruar Kurti.
“E falënderojmë komunitetin e matematikanëve shqiptarë, Shoqatën e Matematikanëve të Kosovës dhe të gjitha organizatat e tjera për angazhimin e tyre të pandërprerë në promovimin dhe avancimin e matematikës në Kosovë. Puna e tyre ka ndikuar thellësisht në avancimin e matematikës në Kosovë, duke ofruar mundësi dhe mbështetje profesionale të rinjve tanë për t’i shfaqur talentet e tyre matematikore në organizimet më prestigjoze ndërkombëtare”, shtoi Kurti.
“EGMO 2025 do të organizohet me mbështetjen e Qeverisë së Kosovës, komunitetit të matematikanëve shqiptarë, Shoqatës Matematikanëve të Kosovës dhe organizatave e donatorëve të tjerë vendorë dhe ndërkombëtarë”, përfundoi shkrimin Kurti./Arbresh.info
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...