Google ADS

Policia ndalon një furgon në Leposaviq, po transportonte nga Serbia në Kosovë mallra pa dokumentacion

09:14 | 10 Mars 2024
E.H

Policia e Kosovës raporton se kanë ndaluar një furgon në Qirkoviq të Leposaviqit që kishte të ngarkuara mallra të ndryshme pa dokumentacion.

Sipas Policisë, furgoni kishte hyrë nga territori i Serbisë në territorin e Kosovës përmes rrugëve ilegale, shkruan Arbresh.info.

I dyshuari është liruar, ndërsa malli i është dorëzuar doganës.

“Qirkoviq, Leposaviq / 09.03.2024 – 22:10. Njësia policore ka ndaluar një furgon që drejtohej nga i dyshuari kosovar në të cilin kishte të ngarkuara mallra të ndryshme (qeramika, radiatorë për nxemje, motosharrë, birra, disa bidonë me benzinë, etj) për të cilat nuk kishte dokumentacion. Gjatë legjitimimit është kuptuar se i dyshuari me furgon kishte hyrë në territorin e Republikës së Kosovës nga Serbia përmes rrugëve ilegale. Në konsultim me prokurorin i dyshuari pas inicimit të rastit është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa malli i është dorëzuar doganës”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme