Google ADS

Barella kërkon falje për ‘simulimin’ që bëri në ndeshjen ndaj Genoas

21:28 | 9 Mars 2024
R J

Nicolo Barella ka komentuar mbrojtjen e fortë të Interit, por gjithashtu ka përgëzuar Bolognan si dhe ka kërkuar falje ndaj Genoas për incidentin e penalltisë xhiron e kaluar.

Bisseck e gjeti rrugën e golit pas një shkëputje fantastike në ajër duke shfrytëzuar për mrekulli krosimin e Alessandro Bastonit, dhe duke marrë në fund pikët e plota.

“Ne duhet të përgëzojmë Bolognan, ata janë një ekip mjaft i fortë dhe pozita e tyre në tabelë është plotësisht e merituar. Është një nga stadiumet më të vështira për të luajtur, por ne kishim qëndrimin e duhur, ne vuajtëm por ju nuk mund të dominoni gjithmonë ndeshjet. Ne po bëjmë diçka të jashtëzakonshme këtë sezon”, ka thënë Barella për DAZN.

Inter tani ka 75 pikë në Serie A, tashmë tri më shumë se sa ata kishin gjatë tërë sezonit të kaluar, dhe kanë fituar 10 ndeshje radhazi në ligë.

“Ky është një grup fantastik i lojtarëve, ne të gjithë punojmë për të njëjtin qëllim. Natyrisht, ka konkurrencë për një vend në formacion, por është konkurrencë e shëndetshme dhe e rëndësishme për të arritur objektivat tanë”, është shprehur mesfushori italian.

Në fund, ai ka kërkuar falje për incidentin e penalltisë që ndodhi ndaj Genoas javën e kaluar dhe që shkaktoi shumë polemika.

“Vetëm dua të them diçka për njerëzit që më akuzuan për simulim ndaj Genoas. Nuk ishte qëllimi im që të simuloja, por nëse reagimi im ishte paksa i tepruar ose shkaktoi keqkuptim të situatës, unë dua të kërkojë falje. Ndonjëherë, ju dëshironi të fitoni, ju bëni gjëra që nuk dëshironi t’i bëni. Ju kërkoj falje”, përfundoi ai./Telegrafi/

Të ngjashme