Lidhja Demokratike e Kosovës ka formuar për herë të parë Forumin e Këshilltarëve Lokalë.
Ky forum është një trup koordinues dhe politikbërës i asamblistëve në të gjithë Kosovën, e që tregon se asamblistët e LDK-së përfaqësojnë fuqinë reale të partisë.
Aty thuhet po ashtu se takimi i parë dhe konstituiv i Forumit të Këshilltarëve Lokalë mbahet gjatë muajit mars.
Në një postim në faqen e LDK-së thuhet se “të 209 këshilltarët e zgjedhur lokalë, nga procesi i fundit zgjedhor i vitit 2021 do të jenë anëtarë të këtij Forumi”.
“Me vendim të Kryesisë Qendrore, Ilir Ferati, kryetar i komunës së Istogut është zgjedhur kryesues i Forumit të Këshilltarëve Lokal, deri në zgjedhjet e ardhshme lokale. Ky trup, synon të unifikojë politikat lokale të Lidhjes Demokratike të Kosovës; të shkëmbejë përvojat më të mira, sikurse dhe të rris në nivel të ri organizimin e brendshëm partiak në këtë vit zgjedhor”, thuhet në njoftimin e partisë./Arbresh.info
Të hënën mblidhet Kryesia e Kuvendit
Prokuroria në Prishtinë ngriti 121 aktakuza ndaj 126 persona...
Era e fortë shkakton dëme në Durrës, palma bie në mes të tro...
Parandalohet edhe një rast i kontrabandës me mallra
Vengu në Pentagon: Biseduam për financimin e kapaciteteve të...
Çfarë duhet të dinin për Islandën – kundërshtarin e Kosovës ...