Google ADS

Deputetja e VV-së: I digjet dyqani nënkryetares së Zveqanit, asnjë reagim ndërkombëtar

17:50 | 9 Mars 2024
E.K

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbëresha Kryeziu – Hyseni, ka reaguar lidhur me djegien e dyqanit së nënkryetares së Zveqanit, Natasha Tomaniq.

Përmes një postimi në platformën X, ajo ka shkruar se për këtë çështje Beogradi nuk shqetësohet dhe se sipas saj, prandaj nuk ka reagim as nga ndërkombëtarët.

“Dyqani i Natasha Tomanic është djegur dje. Ajo është nënkryetare e komunës së Zveçanit – një serbe kosovare me poste publike. Beogradi duket se nuk shqetësohet, prandaj as komuniteti ndërkombëtar. A është kështu @USAmbKosovo @GermanAmbKOS @EUAmbKS @Olivier_Guerot?”, ka shkruar ajo.

Ndryshe, një ditë më parë, persona të panjohur kanë djegur lokalin e nënkryetarja e Zveçanit, Natasha Tomaniq./Arbresh.info

Të ngjashme