Vdes një pjesëtar i Policisë së Kosovës

14:24 | 9 Mars 2024
K.B

Ka vdekur një pjesëtar i Policisë së Kosovës.

Lajmin e ka bërë të ditur, Sindikata e Policisë, ku ka shprehur ngushëllime me rastin e vdekjes së tij.

“Telegram ngushëllimi! Me rastin e vdekjes së pjesëtarit të policisë Naim Xhafa familjes, miqve dhe kolegëve të Policisë së Kosovës, ju shprehim ngushëllimet më të sinqerta”, thuhet në telegramin ngushëllues./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme