Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan ka paralajmëruar tërheqjen e tij nga politika duke thënë se zgjedhjet lokale të 31 marsit do të jenë të fundit për të.
Udhëheqësi 70-vjeçar shprehu besimin se partia e tij konservatore për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP) do të mbetet megjithatë në pushtet edhe pasi të ketë lënë detyrën.
Ai tha se rezultatet e zgjedhjeve lokale të 31 marsit do të jenë “një bekim për vëllezërit që vijnë pas meje. Do të ketë një transferim besimi”.
“Kjo është një finale për mua, sipas mandatit të dhënë nga ligji, kjo është zgjedhja ime e fundit. Unë po punoj pa pushim. Ne vrapojmë pa frymë sepse për mua është një finale” tha Erdogan.
Ishte hera e parë që Erdogan, i cili ka qenë në pushtet që nga viti 2003, ka folur për largim nga detyra.
Erdogan ka udhëhequr vendin për më shumë se dy dekada. Një fitues i më shumë se një duzinë zgjedhjesh që nga viti 2003, Erdogan u rizgjodh për një mandat pesë-vjeçar gjatë zgjedhjeve të kontestuar ashpër në maj 2023./rtsh.al/
Përurohet qendra e re e mjekësisë familjare në Mamushë
Ukraina: Raketa e re ruse arriti shpejtësinë mbi 13.000 kilo...
Aksident me vdekje në Bulqizë, makina del nga rruga
Drenusha: Kam hyrë beqare, mund edhe të dashurohem
Man United ‘kontakton’ yllin e Real Madridit – duan ta bëjnë...
Bislimi në takim me ministrin për Bashkimin Evropian të Polo...