Google ADS

Peci: Javën tjetër shpallet thirrja për aplikim në Programin për Pagesa Direkte

10:51 | 9 Mars 2024
K.B

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka bërë të ditur se javën e ardhshme do të shpallet thirrja për aplikim në Programin për Pagesa Direkte/Subvencione 2024.

Kështu ka njoftuar vetë ministri përgjatë një vizite në fshatin Novolan të Vushtrrisë.

Ai ka takuar blegtorin Gëzim Hajdari, i cili sipas Pecit është blegtor punëtor e i zellshëm, mbarështues i racës autoktone të buallicës, shkruan Arbresh.info

Shkrimi i plotë i ministrit pa ndërhyrje:

Mirëmengjes nga fshati Novolan i Komunës së Vushtrrisë.

Gëzim Hajdari është blegtor punëtor e i zellshëm, mbarështues i racës autoktone të buallicës.

Ai ka rritur numrin e krerëre nga 30 sa kishte vitin e kaluar në 50 sa mbarështon aktualisht. Nën-produktet e qumshtit të buallicës kanë një vlerë financiare të lartë në treg, ndërsa ruajtja dhe rritja e racave autoktone përbën interes shtetëror.

Gjatë javës që vjen do shpallet thirrja për aplikim në Programin për Pagesa Direkte / Subvencione 2024 ku për buallicat kemi dyfish rritje të mbështetjes financiare.

Të ngjashme