Kryetari i Skenderajt, Fadil Nura ka reaguar pas arrestimit të Sami Lushtakut nga Specialja.
Nura në llogarinë e tij në Facebook, ka ndarë një fotografi krahas Lushtakut ku ka shkruar: Natën e mirë”, dhe shkrimin e ka shoqëruar me një figurë të luanit, shkruan Arbresh.info
Avokati i Sami Lushtakut, Artan Qerkini ka thënë se vendimi për ndalimin e Lushtakut ishte jo i drejtë.
Në një prononcim për media, Qerkini ka treguar se atij i është konfiskuar telefoni mobil.
“Zotit Lushtaku vetëm i është konfiskuar telefoni mobil, njëjtë sikur herave të kaluara mendojmë se ky veprim bie ndesh me ligjin sepse edhe zoti Lushtaku nuk e ka statusin e personit të dyshuar, edhe ëprkundër këtij fakti atij i është cenuar privatësia sepse i është marrë telefoni mobil dhe ne natyrisht se do të paraqesim të gjitha mjetet juridike në kohën dhe pranë organeve kompetente të dhomave të specializuara”, deklaroi ai.
Ai tha se nuk ka pasur paralajmërim për arrestimin e tij dhe nuk ka pasur urdhër për arrest.
Qerkini tha se Lushtaku nuk është i dyshuar, por vetëm i është konfiskuar telefoni mobil./Arbresh.info/
LEXO EDHE:
Specialja ndalon Sami Lushtakun, dërgohet në zyrat e EULEX-it
Abdixhiku premton: Me ne, Kosova do të anëtarësohet në NATO ...
Milani duhet të sakrifikojë Fonseca-n apo Leao-n?
OKB: Situata humanitare në Liban është më e keqe sesa në luf...
Komuna synon largimin nga rruga të rreth 1500 qenve endacakë...
Haxhiu: Shah e ping-pong me Deharin, VV-ja do të duhej të di...
Në prag të zgjedhjeve presidenciale, Pacolli udhëton drejt A...