Nënkryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, është dërguar në zyrat e EULEX-it këtë mbrëmje.
Lidhur me këtë lajm ka reaguar edhe Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL UÇK), Faton Klinaku.
Në reagimin e tij, Klinaku shkruan se kjo është një poshtërsi e radhës nga Gjykata Speciale.
“ Siç po raportohet në media, Specialja e paska ndaluar në këto orë të vona z. Sami Lushtaku. Përveç spektakleve të vazhdueshme që po bëhen nga kjo pseudogjykatë, të ndalohet njeriu në rrugë pa kurrfarë paralajmërimi, kjo është edhe një poshtërsi e tyre e radhës”, ka shkruar ai në Facebook./Arbresh.info/
LEXO EDHE:
Specialja ndalon Sami Lushtakun, dërgohet në zyrat e EULEX-it
Sot nis Fest 63 – Për 4 net, 30 artistë në garë
Vrasja e dyfishtë në Gjakovë, ngritet aktakuzë ndaj dy të dy...
Osmani: Sllovenia është një nga aleatët dhe miqtë më të ngus...
Nesër mbahet mbledhja e përbashkët e kuvendeve Kosovë-Shqipë...
Antidroga gjen drogë duke u përpunuar në një laborator, arre...
Driloni dhe Gjesti tentojnë të futen në banjo me Xhenetën – ...