Kurti priti një delegacion të këshillave rajonale kombëtare boshnjake

21:37 | 8 Mars 2024
K.B

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga Zëvendëskryeministrja për Çështje të Pakicave dhe të Drejtat e Njeriut, Emilija Redžepi, priti një delegacion të përfaqësuesve të këshillave rajonale kombëtare boshnjake nga Bosnja dhe Hercegovina, Sanxhaku, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi.

Tema qendrore e diskutimit ishte forcimi i bashkëpunimit rajonal dhe zhvillimi i integrimit ekonomik. Theksi u vendos në forcimin e lidhjeve kulturore rajonale me qëllim të përmirësimit të bashkëpunimit ndërmjet komuniteteve të ndryshme.

“Në mesin e çështjeve që u diskutuam ishte edhe ajo e regjistrimit të ardhshëm të popullsisë, i cili do të mundësojë një kuptim më të mirë të nevojave, kërkesave dhe sfidave të komuniteteve të ndryshme në Kosovë. Kjo nismë paraqet një hap përpara në ndërtimin e urave të miqësisë dhe forcimin e themeleve për zhvillimin e qëndrueshëm të Kosovës”, njofton Zyra e Kryeministrit, përcjell Arbresh.info

Të ngjashme