Kosova i bashkohet Koalicionit për Lirinë e Mediave

21:34 | 8 Mars 2024
K.B

Në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, Republika e Kosovës i është bashkuar deklaratës së Koalicionit për Media të Lira, duke u bërë edhe nënshkruese e saj krahas 50 shteteve të ndryshme të botës.

Deklarata me temën “Investoni në Gra: Përshpejtoni progresin”, tërheq vëmendjen në lidhje me nën përfaqësimin e vazhdueshëm, mungesën e investimeve dhe sigurinë e grave në media dhe çdo rol tjetër.

“Kjo deklaratë u iniciua nga Australia, ndërsa shtetet nënshkruese i bëjnë thirrje komunitetit ndërkombëtar të investojë te gratë në të gjitha mediat, për të siguruar qasje dhe pjesëmarrje të barabartë të grave në media dhe për të garantuar sigurinë e grave gazetare”, njofton Ministria e Jashtme dhe Diasporës e Kosovës./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme