Google ADS

Përfshihet nga zjarri xhamia e vjetër në Mamushë

19:13 | 8 Mars 2024
K.B

Të enjten është përfshirë nga zjarri xhamia e vjetër në Mamushë.

Lajmin për Arbresh.info, e ka konfirmuar, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

Ai tha se shkaqet nuk dihen por dyshohet si pasoj e rrymës elektrike.

Ndërsa për dëmet tha se janë natyrës materiale

“Me datën 07.03.2024 rreth orës 14:00 ne SP Mamushë kemi marrur informatë për një incident zjarri ne xhaminë e vjetër ne Mamushë, në vendngjarje ka dalur patrulla dhe Hetimet e stacionit ,gjithashtu ekipi i forenzikës nga Suhareka dhe Inspektoret Komunal të zjarreve nga ekipi zjarrfikës është lokalizuar zjarri, për momentin shkaqet nuk dihen por dyshohet si pasoj e rrymës elektrike. Dëmet janë te natyrës materiale”, tha Bytyqi.

Ai bëri me dije se rasti është nën hetime.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme