Transformimi urban i Berat po vijon në të gjitha lagjet, rrugët, sheshet e qytetit, ku po jetësohen një grup projektesh dinjitoze, që nga rehabilitimi i sheshit kryesor dhe pedonales, parkimi, fasadat e ndërtesave, ura, tregu i gjelbër, e plot lehtësi të tjera, duke krijuar hapësira, jo vetëm funksionale, por edhe atraktive për qytetarët e turistët e shumtë që vizitojnë Beratin, të cilët përgjatë vitit 2023 shënuan shifrën e 800 mijë vizitorëve.
Kryeministri shqiptar, Edi Rama ishte sot në Berat ku inspektoi disa nga kantieret e ngritura në zona të ndryshme të qytetit.
Tregu i gjelbër është një nga projektet, i cili po ngrihet një sipërfaqe prej 13 mijë metrash katrorë, i pozicionuar pranë rrugës nacionale që lidh hyrjen e qytetit me qendrën dhe i konceptuar si një strukturë e hapur e dedikuar për tregun e shumicës dhe pakicës së produkteve bujqësore. Në këtë treg parashikohet të sistemohen rreth 100 fermerë dhe të grumbullohen produktet e 35 fshatrave.
“Këtu jemi në tregun më të ri të qytetit, në fakt tregu i vetëm në qytetin e Beratit. Kjo është një zonë, e cila ka pasur problematika të theksuara për shkak edhe të abuzimit me hedhjen e mbeturinave. Këtu parashikojmë të kemi të instaluara 120 poste për fermerët. Me realizimin e këtij projekti, ne kemi përmirësuar kushtet dhe është shumë e lehtë që të bindim të gjithë fermerët që ta përdorin këtë, jo thjesht për të shitur produktet e tyre edhe me shumicë, por mbi të gjitha edhe për vetë banorët e zonës sepse kjo është shumë afër gjithë zonës urbane të qytetit, qoftë rajonit 1, por edhe qendra e qytetit. Parashikohet me vendparkime të dedikuara për ata që do të operojnë dhe kjo është vetëm faza e parë. Ne mendojmë që është aset i shtuar edhe për vetë turizmin, sidomos me produktet e jashtëzakonshme që ka qyteti i Beratit. Turistët që vizitojnë Beratin dhe janë me qindra e mijëra tashmë, rreth 800 mijë vetëm për vitin 2023, do të kenë mundësi që dhe produktet t’i prekin në këtë zonë ku e gjithë treva është e përfaqësuar me produkte të freskëta.Është një aset i domosdoshëm për të kapur një nivel tjetër dhe për të integruar sektorët me njëri-tjetrin.” – shpjegoi Kryetari i Bashkisë Ervin Demo.
Ndalesa e radhës ishte në sheshin kryesor të Beratit, i cili po rikonstruktohet, së bashku me fasadat e ndërtesave, parkimin e pedonalen, duke siguruar një transfromim rrënjësor të qendrës së Beratit.
“Këtu jemi tashmë në sheshin kryesor të Beratit, që është mbi parkim në fakt. Parkimin ju e keni vizituar edhe vetë, është një parkim me rreth 200 mjete, që është një kapacitet i konsiderueshëm dhe gjithë kjo aureolë e qendrës së qytetit. Ne tashmë kemi përfunduar dhe projektin përsa i përket fasadave që e kemi diskutuar edhe më parë për një rehabilitim disi të formalizuar edhe më shumë dhe do të shkojmë me gjithë peizazhin që ka qendra e qytetit, por ky është një transformim rrënjësor në qendrën e Beratit.” – u shpreh Kryetari i Bashkisë Demo, ndërsa shtoi se elemente të veçantë të infrastrukturës kanë ruajtur identitetin e tyre.
“Vetë rruga Antipatrea është kthyer në identitet sepse është bërë e gjitha me gur, siç ka qenë në fakt edhe përpara gati 80 vjetësh dhe pastrimi ishte shkrirja me sheshin e madh të qytetit që është një shesh rreth 8000 metra katror. Kjo është një rilindje e Beratit, e paimagjinueshme pak vite më parë. Sot vetëm në zonën historike të qytetit, në qendrën muzeale, Mangalem, Goricë dhe Kala janë më shumë se 35 bujtina që janë duke u ndërtuar.” – detajoi ai teksa theksoi se investimet publike që po bëhen në qytet, po ndiqen në mënyrë të barabartë edhe nga sektori privat dhe energjia që po çlirohet është e jashtëzakonshme./euronews
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu miraton “në ...
Mehmetaj gjen “një dallaver tjetër mbi 100 mijë euro” në min...
PS propozon datën 11 maj për zgjedhjet parlamentare
Real Madridi merr një goditje të rëndë, konfirmohet lëndimi ...
Sara: Dua të heq anash çdo emocion
Fjalimi i Presidentes, Tahiri: Deklaratat se nuk mund t’i be...