Izraeli mirëpret planin e korridorit detar midis Qipros dhe Gazës

16:42 | 8 Mars 2024
K.B

Ministria e Jashtme e Izraelit ka përshëndetur vendimin për krijimin e një korridori detar midis Republikës së Qipros dhe Gazës.

“Iniciativa qipriote do të lejojë rritjen e ndihmave humanitare për Rripin e Gazës, pasi të kryhen kontrollet e sigurisë në përputhje me standardet izraelite”, thuhet në një deklaratë të ministrisë.

“Izraeli do të vazhdojë të lehtësojë transferimin e ndihmave humanitare për banorët e Rripit të Gazës në përputhje me rregullat e luftës dhe në koordinim me Shtetet e Bashkuara dhe aleatët tanë në mbarë botën”, shtoi ai.

Deklarata vjen pasi zyrtarë të lartë të BE njoftuan përgatitjet për korridorin, me presidentin e bllokut duke thënë se ai mund të fillojë të funksionojë qysh në fundjavë./abcnews.al

Të ngjashme