Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog ka vlerësuar vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) që më 21 prill të mbahet votimi për shkarkim të kryetarëve në katër komunat në veri, Mitrovicë të Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin-Potok.
Me anë të një postimi në platformën “X”, ambasadori Szunyog, ka shkruar se është thelbësore që KQZ të bëjë përgatitjet e nevojshme për të siguruar një proces të qetë për të krijuar kushte për votim të lirë dhe të ndershëm.
“Tashmë është thelbësore që KQZ të bëjë përgatitjet e nevojshme për të siguruar një proces të qetë dhe për të krijuar kushte për votim të lirë dhe të ndershëm”, ka shkruar ai./Arbresh.info
Appreciate @KQZKosova‘s thorough verification process of signatures & their decision to schedule the recall vote for the removal of mayors.
It’s now crucial for CEC to make necessary preparations to ensure a smooth process & to create conditions for free and fair voting.
— Ambassador Tomáš Szunyog (@EUAmbKS) March 8, 2024
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...