Google ADS

Guardiola: S’dua të largohem nga City

12:08 | 8 Mars 2024
KRG

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ka thënë se nuk do që ta lë pozitën që mban tek klubi anglez.

I pyetur nga TNT Sports se a do ta kuptojnë njerëzit e futbollit përmasat e suksesit të Cityt kur ai do ta lë ekipin, spanjolli u përgjigj duke thënë se “nuk dua të largohem”, transmeton Klankosova.tv.

Guardiola iu bashkua Cityt në vitin 2016, me të cilin e fitoi trofeun e parë në sezonin e tij të dytë, ku theu rekord pasi skuadra e tij arriti shifrën prej 100 pikëve.

City me Guardiolën e fitoi tripletën në sezonin 2018-19, ndërsa arriti finalen e parë të Ligës së Kampionëve në sezonin 2020-21, ndërsa e fitoi atë në sezonin 2022-23.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme