Google ADS

Vdes në QKUK fëmija i cili ishte aksidentuar në magjistralen Pejë – Prishtinë, Policia jep detaje

10:51 | 8 Mars 2024
E.K

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka vdekur në QKUK një i mitur që ishte aksidentuar para rreth dy javësh në Grabanicë të Klinës.

Aksidenti kishte ndodhur në magjistralen Pejë-Prishtinë, në fshatin Grabanicë të Klinës, ku një automjet gjatë lëvizjes në drejtim të Prishtinës kishte humbur kontrollin dhe kishte goditur mbrojtësit e rrugës, me ç’rast lëndime kishin pësuar tre persona.

Pas tretmanit në Emergjencën e Spitalit rajonal në Pejë, njëri nga të lënduarit (fëmija) me udhëzim të mjekut kujdestar ishte transferuar për në QKUK në Prishtinë për tretman të mëtutjeshëm.

“Në këtë aksident ishte i përfshirë një automjet i cili gjatë lëvizjes në drejtim të Prishtinës, humb kontrollin dhe kishte goditur mbrojtësit e rrugës, me ç’rast lëndime kishin pësuar tre persona të cilët menjëherë janë dërguar në Emergjencën e Spitalit rajonal në Pejë, për tretman. Pas tretmanit në Emergjencën e Spitalit rajonal në Pejë, njëri nga të lënduarit (fëmija) me udhëzim të mjekut kujdestarë është transferuar për në QKUK në Prishtinë për tretman të mëtutjeshëm. Me datë 07 Shkurt 2024 rrethe orës 17:40 Policia është informuar nga QKUK se femiu nuk ka mundur ti përballoj lëndimeve dhe kishte ndërruar jetë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Me urdhër të Prokurorit, trupi i pajetë i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për Obduksion./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme