Komiteti i Apelit i RFEF-së hedh poshtë ankimimin e Realit të Madridit për dënimin e Jude Bellingham. Në këtë mënyrë, futbollisti anglez do të duhet të kryejë pezullimin me dy ndeshje pas përjashtimit në momentet e fundit të takimit kundër Valencias. Një sanksion që do ta pengojë lojtarin të luajë ndeshjet e LaLiga-s kundër Celta Vigos dhe Osasunas, më 10 dhe 16 mars.
Lojtari i Real Madridit u përjashtua me karton të kuq në fund të ndeshjes kundër Valencias për shkak të reagimit të tij ndaj vendimit të gjyqtarit për ta përfunduar takimin vetëm një sekonda para se topi të përfundonte në rrjetë (krosoi Brahim Diaz, e shtyu drejt rrjetës Bellingham).
Një gol që do të thoshte fitore për skuadrën e Carlo Ancelottit, por që në fund përfundoi në barazim duke qenë se ishte jashtë kohës së rregullores.
Gjyqtari, për kartonin e kuq të dhënë Bellinghamit ka shkruar në raport se ai iu drejtua atij “me një qëndrim agresiv dhe duke bërtitur”.
Një argument që nuk e ka bindur Realin e Madridit, i cili bëri ankimim, duke thënë se futbollisti nuk ka fyer arbitrin./SS
Valverde pas ndeshjes: Nuk na intereson fitorja tani, me rën...
Hadar akuzon gjyqtarët pas humbjes ndaj Yllit, paralajmëron ...
Fushata zgjedhore/ Trump rikthehet në vendin ku iu bë atenta...
Moment emocionues/ Kroos i pranishëm në “Santiago Bernabeu”,...
Shtatë persona u lënduan nga një aksident në rrugën Mitrovic...
Real Madrid rikthehet tek fitorja mposht Villarealin