Zelensky të premten do të vizitojë Turqinë

23:55 | 7 Mars 2024
E.H

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky do të jetë të premten (08.03.2024)  në Turqi për bisedime me homologun e tij, Recep Tajip Erdogan.

Sipas SkyNews, të dy udhëheqësit do të diskutojnë rrjedhën e luftës, marrëveshjen e grurit të Detit të Zi dhe marrëdhëniet dypalëshe, tha Presidenca turke, transmeton Arbresh.info.

Rusia u tërhoq nga marrëveshja e grurit në korrik, duke thënë se ajo ishte injoruar pasi kishte kërkuar kushte më të mira për eksportet e saj të ushqimit dhe plehrave.

Turqia, e cila fillimisht ndihmoi në ndërmjetësimin e marrëveshjes së bashku me OKB-në, është përpjekur të bindë Rusinë që t’i kthehet nismës.

Rusia ka thënë se nuk është e interesuar ta ringjallë atë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme