Dianmo Zagreb fiton ndeshjen e parë ndaj Paokut në Conference League

23:17 | 7 Mars 2024
D.H

Këtë të enjte u luajtën ndeshjet e para të raundit të 1/8-ave të Conference League.

Dinamo Zagreb fiton në takimin e parë të 1/8-ave të Conference League ndaj PAOK-ut.

Takimi i luajtur në “Stadion Maksimir” u mbyll me rezultatin 2-0, në një sfidë që rezultoi shumë e luftuar.

Vendasit zhbllokuan sfidën me Petkovic në minutën e 37’, që kaloi ekipin e tij në avantazh.

Ndërsa në minutën e 71’ Petkovic realizoi golin e dytë të ekipit të tij dhe vulosi këtë sfidë.

Skuadra që do të kalojë në raundin tjetër të Conference League mes Dinamo Zagreb-PAOK vendoset javën e ardhshme.

Futbollisti me prejardhje nga Kosova, Arbër Hoxha luajti 45 minuta./ss

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme