Kryeministri i vendit, Albin Kurti, i shoqëruar nga ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu dhe zëvendësministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi, priti sot në takim Drejtorin për zhvillim të biznesit të kompanisë MASDAR nga Abu Dhabi, Ahmed Al Awadi, si dhe menaxherin e lartë për zhvillim, Serkan Atta.
“Kompania MASDAR është kompani nga Abu Dhabi e cila është me renome botërore në fushën e energjisë së ripërtëritshme”, thuhet në njoftimin nga ZKM, përcjell Arbresh.info.
Kurti dhe anëtarët tjerë të kabinetit qeveritar në takim prezantuan përparësitë që vendi ynë ofron dhe mundësitë e investimit në Kosovë – veçanërisht në ndërtimin e kapaciteteve të reja të burimeve të ripërtëritshme të energjisë, përfshirë ato të planifikuara përmes pakos investive, ku parashihet ndërtimi i kapaciteteve prej 950 MW të energjisë së erës, diellit si dhe kapacitete akumuluese, e të cilat pritet të kapin vlerën investive prej 1.2 miliardë euro.
Këto kapacitete kanë filluar me ankandin tonë të parë diellor 100 MW, procesi i ofertimit për të cilin është përmbyllur me sukses gjatë muajit janar./Arbresh.info
Të korra me inteligjencë artificiale, teknologjia e re që po...
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Albin Kurti takon Lorik Canën: Vlerësuam rëndësinë e masiviz...
Arrestohet shqiptarja në Londër, mori pjesë në protestat pro...
Supergol nga Granit Xhaka, vulos fitoren e Leverkusen
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të “BBVA”