Vëllaznimi ka mposhtur Bashkimin me rezultat 84-78 në kuadër të xhiros së 23-të në Superligën e Kosovës në basketboll.
Gjakovarët arritën të bëjnë një shkëputje në pjesën e parë me 13 pikë diferencë me rezultat në semafor që shënonte 55-42, ku u ndihmoi në rrjedhën e lojës, shkruan Arbresh.info.
Teksa në dy çerekët tjerë prizrenasit u ringjallën mirëpo pa arritur fitoren, kështu kuqezinjtë triumfuan në fund, 84-78.
Më i dalluari tek Vëllaznimi ishte Jalen Ray me 25 pikë, teksa lojë të mirë bëri edhe qendra gjakovare Osaikhëuëuomëam me 16 pikë.
Ndërsa nuk mjaftuan 22 pikët e Altin Morinës që Bashkimi të evitojë këtë humbje.
Pas kësaj fitore Vëllaznimi bënë një hap të madh, për Play-offin e këtij sezoni, tani më është në vendin e pestë me 10 fitore e 13 humbje, kur kanë mbetur edhe pesë ndeshje për të luajtur.
Kurse Bashkimi është i gjashti me 8 fitore e 15 humbje./Arbresh.info/
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...
Kërcënime me bomba në dhjetëra shkolla në Gjermani
Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua
Trajneri i Empolit i frikësohet një largimi të mundshëm të I...
Lëshohet në qarkullim pulla postare që lufton dhunën kundër ...
Osmani: Derisa çdo grua të jetë e lirë nga dhuna, asnjëra ng...