Zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi, mirëpriti në takimin e tyre të parë zyrtar, ambasadorin e ri të Mbretërisë së Bashkuar, Jonathan Hargreaves.
Ambasadori nënvizoi se është kënaqësi dhe privilegj të shërbejë në këtë pozitë dhe të kontribuojë në fuqizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve tona. Ai kujtoi herën e fundit në vitin 2001 kur ka qenë në Kosovë, duke evidentuar se sa mbresëlënëse është progresi dhe zhvillimi i shpejtë që ka njohur vendi, si dhe demokracia e konsoliduar, përcjell Arbresh.info.
Nga ana e tij, zëvendëskryeministri Bislimi i uroi mirëseardhjen në Kosovë ambasadorit Hargreaves, duke e përgëzuar për detyrën e tij të re dhe ofruar bashkëpunim të ngushtë. Duke shprehur mirënjohje për mesazhin e ambasadorit në fillim të takimit, Bislimi shtoi se vendi ynë është i drejtuar në një trajektore pozitive të zhvillimit, e ku kemi pasur progres, përtej barrierave, me të cilat jemi përballur.
“Palët trajtuan përgjatë takimit zhvillimin ekonomik e mundësitë për investim në vend, ku zëvendëskryeministri foli dhe mbi politikat e objektivat e qeverisë, si dhe bashkërisht u theksua gatishmëria për të forcuar bashkëpunimin në fusha të ndryshme e me interes të përbashkët”, thuhet në komunikatën për media nga ZKM.
Bislimi veçoi edhe diasporën tonë në Mbretërinë e Bashkuar, e cila shërben dhe si urë lidhëse. Po ashtu, ambasadori Hargreaves e përgëzoi Qeverinë për nënshkrimin së fundmi të memorandumit të mirëkuptimit në Londër me BERZh-in, me vlerë 400 milionë euro.
Në këtë takim, Bislimi e informoi ambasadorin mbi zhvillimet e fundit në vend e po ashtu edhe procesin e dialogut. Zëvendëskryeministri Bislimi e falënderoi ambasadorin për bisedën e frytshme e produktive dhe përkrahjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar ndaj Republikës së Kosovës./Arbresh.info
Kosova mëson kundërshtarin e play-offit në Ligën e Kombeve
Kobra dhe të tjerët deklarohen të pafajshëm për vrasjen në P...
Orban fton Netanyahun në Hungari, pas lëshimit të fletarrest...
Gjykata Kushtetuese merr vendim për Berishën
Pacolli të shtunën takim humanitar në Gjermani
Mbappe nuk do të jetë më kapiten i Francës? – gazeta L’Equip...