Ekipi për asgjësimin e mjeteve shpërthyese të Komandës Rajonale Lindore të misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO, ka ekzaminuar pesë zollat që janë gjetur dje nga Policia e Kosovës në afërsi të Manastirit të Banjskës në Zveçan.
Sipas njoftimit, ato i kanë dërguar në laboratorët e mjekësisë ligjore.
“Ekipi për asgjësimin e mjeteve shpërthyese i Komandës Rajonale në Lindje të misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO ekzaminoi pesë zolla të zbuluara në një depo në komunën e Banjskës nga Policia e Kosovës dhe i dërgoi ato në laboratorët e mjekësisë ligjore. Bashkë me ekipin kemi punuar në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës”, thuhet në njoftim.
Tutje në njoftim thuhet se Batalioni i Manovrimit të Komandës Rajonale Lindore po siguron më tej zonën për të parë nëse mund të gjenden depo të tjera të mundshme pranë.
“KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të ofruar një mjedis të sigurt dhe të qetë për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme”, thuhet tutje në njoftim./Arbresh.info
Në Ditën e Alfabetit, prezantohet projekti për Fjalorin e ri...
Edi: Jam tregtari më i mirë i kriptovalutave në Kosovë, përf...
Vrasje me armë zjarri në Tropojë
SHBA, senatorët reagojnë pas tërheqjes nga emërimi të ish-li...
Dogana kapi 15 mijë euro mall të padeklaruar në aeroport, gj...
KFOR-i as pohon e as mohon nëse policët e Kosovës hynë në Se...