Google ADS

Konjufca pret në takim ambasadorin e Lituanisë, flasin për bashkëpunimin mes dy vendeve

16:55 | 7 Mars 2024
E.H

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, priti sot në takim ambasadorin jorezident të Lituanisë në Kosovë, Eduardas Borisovas.

Në takim kryetari Konjufca dhe ambasadori Borisovas diskutuan për bashkëpunimin Kosovë – Lituani, zhvillimet aktuale në Kosovë dhe aspiratat euro-atlantike të saj, përcjell Arbresh.info.

Konjufca theksoi se përvoja lituaneze në fushën e integrimit euro-atlantik, por edhe në aspekte të ndryshme zhvillimore janë të mirëseardhura për Kosovën.

Në këtë kontekst, kryetari i Kuvendit theksoi se Lituania mund të kontribuojë në shumë fusha të zhvillimit të brendshëm e gjithashtu edhe në procesin e konsolidimit të mëtejmë të subjektivitetit ndërkombëtar të shtetit të Kosovës, nëpërmjet anëtarësimit në organizata të ndryshme ndërkombëtare dhe në proceset integruese euro-atlantike.

Bashkëbiseduesit ndanë mendimin e përbashkët për nevojën e thellimit të bashkëpunimit ndërshtetëror dhe sidomos midis dy parlamenteve, në të gjitha nivelet e tij./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme