Gjykata Themelore në Prishtinë, ka dënuar të akuzuarin L.B me dy vite burgim për shkak të veprës penale në bashkëkryerje “Shtytja për kryerjen e veprave terroriste” dhe për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
“I akuzuari L.B është shpallë fajtor dhe është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej dy ( 2 ) vite, në të cilin dënim do ti llogaritet edhe koha e kaluar në masën e paraburgimit dhe në masën e arrestit shtëpiak nga data 15 maj 2023 deri me 07.03.2024 dhe dënim me gjobë në shumë prej tre mijë euro (3.000 €), të cilin dënim i akuzuari duhet ta paguaj në afat prej 15 ditëve pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi”, thuhet në njoftimin e gjykatës.
Nga i akuzuari gjykata konfiskon përgjithmonë sendet e luajtshme, si mjete që kanë mundësuar kryerjen e veprës penale dhe sendet që i nënshtrohen automatikisht konfiskimit, të cilat janë sekuestruar përkohësisht me vendimin e Gjykatës, si sende të përdorura apo të destinuara për kryerjen e veprës penale.
“Obligohet i akuzuari që në emër të shpenzimeve të procedurës gjyqësore, në emër të paushallit gjyqësor të paguajë shumën prej njëqind €uro ( 100 €), në afat prej 15 ditësh nga dita e plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi, po ashtu obligohet i akuzuari që në emër të kompensimit të viktimave të krimit të paguajë shumën prej njëqind euro (100 €), në afat prej 15 ditësh nga dita e plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi”, thuhet tutje në njoftim./Arbresh.info
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...