Google ADS

Ahmeti takohet me zëvendësministrin e Tajlandës, i kërkon mbështetje për anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare

16:23 | 7 Mars 2024
E.H

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti, fillon vizitën zyrtare në Mbretërinë e Tajlandës, ku u prit në takim nga homologu i tij, Sihasak Phuangketkeow

Në takim u bisedua për marrëdhëniet bilaterale mes dy vendeve, koordinimin multilateral dhe zhvillimet aktuale në të dyja vendet dhe rajonet përkatëse, përcjell Arbresh.info.

“Në kuadër të bashkëpunimit bilateral u diskutua për përfundimin e një sërë marrëveshjesh, me theks në sektorët e kulturës dhe ekonomisë. Në rrafshin e koordinimit multilateral, u diskutua me palën tajlandeze për planet e Republikës së Kosovës për anëtarësim në organizata ndërkombëtare si domosdoshmëri për ushtrim të të drejtave të qytetarëve të Kosovës dhe u kërkua përkrahja Tajlandës”, thuhet në njoftimin e MPJD-së.

Ahmeti falenderoi zëvendësministrin Phuangketkeow për mbështetjen e vazhdueshme të Tajlandës për Kosovën./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme