Google ADS

Në Japoni, gratë menaxhojnë financat e familjes

15:52 | 7 Mars 2024
R J

Ndoshta e keni lexuar më parë, ndoshta po e shihni për herë të parë, por në Japoni, një përqindje e madhe e burrave ia japin pagën dhe të gjitha të ardhurat e tyre gruas së tyre, dhe marrin një “ndihmë mujore”, domethënë para xhepi, që në vend quhet “okozukai”. Këto para xhepi, ata mund ta përdorin për blerjet e tyre dhe çdo shpenzim të vogël, si ushqime apo pije. Gratë në Japoni janë ato që menaxhojnë financat e familjes, mbajnë buxhetin dhe paguajnë të gjitha shpenzimet.

Dhe si filloi gjithçka? Në thelb, kjo është një traditë e lashtë, ku shumë venë në dukje se një nga arsyet e miratimit të saj janë kërkesat që shpesh detyrohet t’i nënshtrohet një punëtori japonez. Niveli i lodhjes dhe stresit do të ishte i tillë që teorikisht ai nuk do të kishte kohë dhe as prirje për t’u marrë me financat e familjes. Për shembull, sipas një sondazhi të mëparshëm, punonjësit japonezë me rrogë punojnë orë pafund çdo ditë dhe marrin mesatarisht vetëm 37,873 jen çdo muaj për shpenzimet e tyre ditore.

Në të kundërt, gratë kontrollojnë 74% të shpenzimeve të familjes japoneze, dhe kjo përfshin çiftet me fëmijë të vegjël, sipas hulumtimit të Softbrain Field. Edhe në rastet kur një grua punon me kohë të plotë, ajo është ende përgjegjëse për financat e shtëpisë, duke paguar për çdo shpenzim. Pavarësisht se me kalimin e viteve kjo filozofi ka qenë e kufizuar, në rreth 50% të familjeve, gratë kontrollojnë financat e shtëpisë. Duke folur për BBC, një rrogëtar japonez ndau historinë e tij disa vite më parë, duke thënë se paga e tij shkon drejtpërdrejt për gruan e tij. “Ajo kontrollon buxhetin e familjes dhe i jep atij një pagesë mujore prej 30,000 ¥ (381 dollarë). Pavarësisht se jam unë që punoj, këto janë të gjitha paratë që mund të shpenzoj për veten time në 30 ditët e ardhshme”, tha ai.

Në shumë familje në Japoni, gruaja jo vetëm që kontrollon financat e familjes, por shpesh përpiqet të mbajë disa rezerva parash. Këto aksione njihen me emrin “Hesokuri”. Në shumicën e rasteve, ‘Hesokuri’ ndërtohet me kalimin e viteve nga kursimet e vogla të lënë mënjanë./abcnews.al

Të ngjashme