Google ADS

Nxënësit e shkollave të mesme të Gjilanit vizitojnë Akademinë Kosovare për Siguri Publike

15:35 | 7 Mars 2024
R J

Nxënësit e komuniteteve të ndryshme të shkollave të mesme të Gjilanit, kanë realizuar një vizitë në Akademinë Kosovare për Siguri Publike në Vushtrri, në kuadër të programeve vetëdijësuese edukative për sigurinë e përgjithshme.

Vizita është realizuar në kuadër të projektit “Vizitë e nxënësve multi-etnik në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike në Vushtrri”.

Komunikata e plotë:

Me datën 07.03.2024 Koordinatori për projekte në komunitet dhe parandalim nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan në bashkëpunim me njësitin për komunitet të Stacionit Policor Gjilan dhe drejtorinë komunale të arsimit dhe drejtorinë për rini, kulturë dhe sporte të Gjilanit kanë realizuar një vizitë një ditore me një grupe të nxënësve të komuniteteve të ndryshme të shkollave të mesme të Gjilanit në Akademinë Kosovare për Siguri Publike në Vushtrri.

Vizita është realizuar në kuadër të projektit ”Vizitë e nxënësve multi-etnik në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike në Vushtrri’’ ne kuadër të programeve vetëdijësuse edukative për sigurinë e përgjithshme që afron Policia e Kosovës për nxënësit në të gjitha nivelet e shkollave të vendit dhe me qëllim të njoftimit të nxënësve të shkollave të mesme për rolin dhe rëndësinë e Policisë së Kosovës, përkatësisht për programin mësimor të Policisë së Kosovës gjatë trajnimit bazik të kadetëve të ri, si dhe te inkurajimit të e tyre për t‘u bashkëngjitë radhëve të Policisë së Kosovës./Arbresh.info/

Të ngjashme