Franca dhe Programi për Mjedis i Kombeve të Bashkuara organizojnë një konferencë dyditore, e cila nis më 7 mars, lidhur me gjetjen e mënyrave se si të reduktohen emetimet e karbonit në sektorin e ndërtimtarisë, që është një kontribuues i madh në ndryshimet klimatike.
Pothuajse 2.000 zyrtarë qeveritarë, diplomatë, përfaqësues të industrisë dhe pjesëtarë të shoqërisë civile nga 50 shtete të botës mblidhen në Paris për Forumin Global të Ndërtesave dhe Klimës.
Ministria e Tranzcionit Ekologjik e Francës ka thënë se po rriten emetimet e gazrave serrë të sektorit botëror të ndërtesave dhe ndërtimit.
“Ky sektor nuk është në rrugën e duhur që të dekarbonizohet deri më 2050”, tha kjo ministri.
“Prandaj është e rëndësishme që të rimendohen mënyrat se si ne ndërtojmë ndërtesat tona në mënyrë që të sigurohemi që politikat kombëtare të klimës dhe Marrëveshja e Parisit për Klimën të respektohen”, shtoi ky institucion.
OKB-ja tha se bota duhet të arrijë emetimet zero në neto deri më 2050 në mënyrë që të përmbushet plani ambicioz i Marrëveshjes së Parisit që ngrohja globale të kufizohet në 1.5 gradë Celsius.
Forumi në Paris mbahet para samitit të klimës së OKB-së, COP28 në Dubai dhe pritet që në fund të forumit të ketë një deklaratë të përbashkët për të cilën është negociuar për muaj të tërë.
Sektori i ndërtesave dhe ndërtimit është përgjegjës për një të pestën e emetimeve botërore të gazrave serrë.
Në forum marrin pjesë zyrtarët qeveritarë të Shteteve të Bashkuara dhe Kinës, që janë ekonomitë më të mëdha emetuesit më të mëdhenj në botë të gazrave serrë.
Ngjarja do të mbledhë po ashtu arkitektë, inxhinierë, ndërtues, por edhe përfaqësues të organizatave ndërkombëtare./Radio Evropa e Lirë/
Kosova U19 fiton ndeshjen e fundit, por nuk mjafton për kual...
Miftaraj: Osmani i tregoi Qeverisë e Kuvendit se s’dinë të h...
“Si nuk po të vjen marre, nuk po të njoh se kush je”, Kevini...
Parandalohet futja e kontrabandës në Qendrën Korrektuese të ...
“Trepça” largon përkohësisht dhe një punëtor, mungoi në punë...
“Ftoha marrëdhëniet”, Meta flet në gjykatë për raportin me k...