Rusia paralajmëron SHBA-në: Mos ndërhyni në çështjet e brendshme ruse

12:26 | 7 Mars 2024
K.B

Duket sikur tensionet mes SHBA-së dhe Rusisë janë rritur sërish, pasi kjo e fundit ka thirrur ambasadorin amerikan.

Rusia paralajmëroi ambasadorin amerikan se do të shtypë çdo përpjekje për të ndërhyrë në punët e brendshme ruse, duke përfshirë dëbimet diplomatike.

Përpara zgjedhjeve presidenciale të 15-17 marsit, ministria e jashtme tha se nëse stafi diplomatik i Shteteve të Bashkuara të Amerikës do të përfshihej në çështje të brendshme të Rusisë do t’i shpallte “non grata”./abcnews.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme