Sot, me rastin e 7 Marsit – Ditës së Mësuesit, Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, priti në takim disa veteranë të arsimit, së bashku me ministren e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arbërie Nagavci.
Në këtë takim të përzemërt kryetari Konjufca pasi uroi veteranët e arsimit për festën, falënderoi ata për kontributin e pazëvendësueshëm në edukimin dhe arsimimin e brezave.
Kryetari Konjufca tha se mësuesit dhanë gjithçka nga jeta e tyre, për t’i përgatitur gjeneratat e reja për kontribut sa më të madh për kombin e atdheun.
Kryetari i Kuvendit të Kosovës theksoi se me vetëmohimin e tyre gjatë periudhës së pushtimit, mësuesit kanë shërbyer si model dhe frymëzim në rezistencën dhe luftën për çlirim, ndërsa misioni i mësuesit edhe sot vazhdon të jetë i rëndësisë thelbësore.
Mësuesit veteranë nga ana e tyre falënderuan kryetarin Konjufca për pritjen e ngrohtë dhe vëmendjen ndaj një çështjeje kaq madhore siç është arsimi./Arbresh.info
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë pa...
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Përhapja e fenomenit të bullizmit në shkolla
Një i lënduar në aksidentin që ndodhi në pjesën e autostradë...
Policia del me njoftim për aksidentet e ndodhura për shkak t...
Gjykatësi shtyn për herë të tretë dënimin e Trumpit