Artan Qerkini, avokat i ish-komandantit të UÇK-së, Sylejman Selimi, ka folur pas bastisjes së shtëpisë së klientit të tij nga Prokuroria Speciale.
Qerkini theksoi se Sylejman Selimi nuk është intervistuar në cilësinë e të dyshuarit, por që brenda shtëpisë së tij ka mundur të ketë dëshmi që ndërlidhen me procedimet penale për pengim të drejtësisë.
“Ai nuk e ka statusin e personit të dyshuar. Por sipas urdhërit të gjykatës, mendohet se në shtëpisë e tij mund të ketë pasur prova të cilat ndërlidhen me procedimet penale për pengim të drejtësisë”, tha ai.
Ai shtoi se ata kanë vërejtje për mënyrën se si është bastisur shtëpia e Selimit, teksa shtoi se këto çështje do t’i adresojnë para institucioneve përkatëse.
Qerkini tha se nuk është rasti i parë që janë bastisur persona që nuk e kanë pasur statusin e personave të dyshuar. /Arbresh.info/
Ndryshe, zëdhënësi Cristopher Bennett nga Zyra e Prokurorit të Specializuar ka konfirmuar për Arbresh.info se operacione janë zhvilluar sot në Prishtinë.
Në përgjigje thuhet se ata kryejnë operacione të vazhdueshme.
“Zyra e Prokurisë të Specializuar po kryen operacione të vazhdueshme”, tha shkrutimisht Bennett./Arbresh.info/
LEXO EXDHE:
Specialja konfirmon bastisjen në shtëpinë e Sylejman Selimit
Putin paralajmëron se Rusia do të vazhdojë të testojë raketë...
Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut shënojnë Ditën e Alfabetit
Aksident me fatalitet në Krushë të Madhe, vdes një këmbësor
Reagon për herë të parë Diana pas largimit nga Big Brother V...
Ylli i Barcelonës nuk do të rikthehet në aksion deri në fill...
Ndërprerjet e energjisë për shkak të motit, KESCO del me njo...