Google ADS

Deputetja Hoxhaj thotë qe Qeveria nuk e ka trajtuar arsimin si prioritet

11:57 | 7 Mars 2024
E.G

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Eliza Hoxhaj ka uruar mësimdhënësit për nder të “Ditës së Mësuesit”

Në fjalën e saj, ajo shprehur kritika ndaj Qeverisë duke thënë nuk e ka prioritet arsimin, shkruan Arbresh.info.

“Nëse e shikojmë në retrospektivë, ju e injoruat (arsimin), e anashkaluat madje bullizuat përfaqësuesit e tyre. Asnjë vit të qeverisjes suaj, mësimi në shkollat të Kosovës nuk kanë nisur me gëzim e normalitet”, u shpreh ajo.

Po ashtu, ajo shprehu kritika për ministren e Arsimit, Arbërie Nagavci për sigurimin e teksteve shkollore dhe procesin e digjitalizimit të shkollave.

“Vetëm vjet, 600 mijë euro të planifikuara nga buxheti i Kosovës nuk ishin investuar as zero cent për këtë drejtim”, tha Hoxhaj.

Deputetja opozitare ka thënë se nuk janë realizuar as 10% të çerdheve.

“Rezultati në PISA është më keq se në vitin 2018”, shtoi mes të tjerash ajo.

Ndërkaq, deputetja Hoxhaj ka shprehur revoltën e saj për përzgejdhjen e Arbërie Nagavcit në krye të këtij dikasteri.

“Shpreh revoltën dhe zhgënjimin që në krye të këtij sektori kemi vendosur një minisre përçarëse dhe jokompetente, një minister që jep shembullin e keq prej shkeljes së Kushtetutës e tutje.”, tha mes të tjerash ajo. /Arbresh.info/

Të ngjashme