Google ADS

Remzie Zeqiraj betohet në postin e Komisioneres Parlamentare të FSK-së

11:35 | 7 Mars 2024
E.G

Komisionerja Parlamentare për Forcën e Sigurisë së Kosovës, Remzie Zeqiraj ka dhënë betimin e saj për marrjen e kësaj pozite.

Ajo është zgjedhur nga Komisioni Funskional i Sigurisë dhe Mbrojtjes më 14 shkurt, shkruan Arbresh.info.

“Betohem solemnisht se do t’i kryej me besnikëri dhe në mënyrë të ndershme dhe të paanshme detyrat dhe funskionet që më janë besuar me ligj. Se do t’i mbrojë dhe do t’i avancojë respektimine  të drejtave dhe lirive të njeriut për rekrutët, kadetët dhe ushtarakët e Forcës së Sigurisë së Kosovës.”, tha ajo në fjalimin e betimit të saj.

Më pas, ajo ka nënshkruar tekstin e betimit./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme